Vlerat e fondacionit Horizonti dalin nga kultura e organizimit e bazuar mbi qëndrimet dhe besimet e të punësuarve, principet e themeluesit dhe normat etike.
Inovacioni
Çdo ditë, përmes ideve dhe zgjidhjeve i shfrytëzojmë mundësitë që dalin nga ndryshimet në rrethinë, duke i paraparë nevojat e klientëve tanë.
Orientimi ndaj klientëve
Klientët janë prioriteti ynë. Ne i dëgjojmë dhe kuptojmë klientët tanë në çdo vend dhe në çdo kohë.
Shërbimi cilësor
Ne synojmë të shkojmë drejt përmirësimit të vazhdueshëm. Profesionalizmi, dinamika dhe fleksibiliteti nëpër proceset dhe vendimmarrjen, janë fuqia jonë.
Trajtimi i barabartë
I respektojmë të gjithë individët dhe nuk jemi të kufizuar me kurrfarë paragjykimesh.
Transparenca
Puna jonë në organizatë është transparente, si dhe ndaj rrethinës që na rrethon.
Puna ekipore
Suksesi i individit është sukses i ekipit.
Përkushtimi
Organizata, të punësuarit dhe klientët janë besnikë njëri ndaj tjetrit.