Kjo Politikë e privatësisë ka të bëjë me ofertën e të gjitha produkteve të Fondacionit Mikrokreditore Horizonti si dhe me faqen e internetit www.horizonti.org.mk
Mbrojtja e të dhënave personale të vizitorit/përdoruesit të faqes sonë të internetit rregullohen me këtë Politikë të privatësisë, kushtet e përdorimit, dispozitat e Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe udhëzimet e detyrueshme të Drejtorisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Të dhënat e lartcekura mund të ruhen dhe përpunohen për qëllime statistikore, si dhe për përmirësimin e shërbimeve të ofruara. Me përdorimin e faqes sonë të internetit, vizitorët/përdoruesit japin pëlqimin e tyre për përdorimin e këtyre të dhënave nga ana e Fondacionit Mikrokreditore Horizonti Shkup.
Faqja jonë e internetit përmban lidhje të veçanta (linqe, hiperlinqe, banera) me faqe të tjera të internetit, të mirëmbajtura nga palët e treta. Nëse vizitori/përdoruesi i faqes sonë të internetit zgjedh t’i ndjekë lidhjet me faqet e internetit të palëve të treta, Fondacioni në asnjë rast nuk duhet të jetë përgjegjës për kushtet e përgjithshme të lidhura me menaxhimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale që zbatohen në faqet e lidhura të internetit.
Përveç kësaj, vizitorët/përdoruesit e faqes sonë të internetit kanë të drejtë për qasje deri te të dhënat të lidhura me ta dhe kanë të drejtë për kundërshtim (vërejtje) kundër përpunimit të këtyre të dhënave.
Kjo Politikë e privatësisë mund të plotësohet ose ndryshohet me kalimin e kohës me kushte specifike që kanë lidhje me faqen tonë të internetit.
Nëse keni çfarëdolloj pyetjesh lidhur me Politikën tonë të privatësisë, Ju lutemi të na kontaktoni duke përdorur linkun Kontakti.
Grumbullimi e informacioneve
Përdorimi i faqes sonë të internetit nuk kërkon prej Jush të jepni informacione personale. Faqja e internetit përpunon vetëm informacionet që janë dhënë në mënyrë vullnetare nga ana e vizitorëve. Informacionet e dhëna mund të kenë të bëjnë me emrin, adresën, e-mailin dhe numrin tuaj të telefonit.
Informacionet mbi të dhënat për logot dhe ëmbëlsirat
Kjo faqe ruan informacione standarde. Regjistrojmë vizitat Tuaja të faqes, IP adresën tuaj, shfletuesin e përdorur, kohën e qasjes dhe faqet të cilat i vizitoni. Që të jemi të sigurt se faqja jonë e internetit garanton një ndjenjë të mirë për përdoruesin, ne mund të përdorim ëmbëlsirat (cookies) ose ueb markerë (shënues) (fotografi të vogla transparente të cilat na ndihmojnë për të ndjekur aktivitetin e përdoruesve të faqeve të caktuara të internetit). Informacione të hollësishme për përdorimin e ëmbëlsirave, mund të lexoni në Informacionet për ëmbëlsirat.
Përdorimi i informacioneve
Mund të jetë e domosdoshme të jepni informacione personale në faqen e internetit me qëllim që të merrni qasje deri te përmbajtje të caktuara, përfshirje në një ngjarje ose studim, aplikim për kredi ose regjistrim për marrjen e informacioneve për tema të cilat Ju interesojnë. Në këtë rast, informacionet do të përdoren për të menaxhuar kërkesat e dërguara nga Ju. Ne kemi të drejtë të përdorim informacionet personale të cilat i keni dhënë Ju për qëllime të marketingut ose për dërgimin e porosive promovuese që kanë të bëjnë me shërbimet ose produktet të cilat i ofrojmë.
Mund të kërkoni nga ne të ndërpresim të Ju dërgojmë porosi në postën elektronike ose me një mënyrë tjetër të komunikimit në çdo kohë.
Dhënia e informacioneve palëve të treta
Pa pasur ndikim mbi dispozitat e paragrafit në vijim, të dhënat personale nuk do t’u jepen palëve të treta, përveç nëse legjislacioni që është në fuqi kërkon zbulimin e këtyre informacioneve për autoritetet kompetente, por vetëm për ato.
Qasja deri te informacionet
Që të ndryshoni informacionet personale që i keni dhënë Ju ose që ta anuloni (ndërpritni) marrjen e porosive të marketingut, duhet të na kontaktoni përmes formës së kontaktit për ndryshimin e informacioneve në përputhje me kërkesat ligjore që janë në fuqi.
Siguria e informacioneve
Me qëllim të mbrojtjes më të mirë të informacioneve, faqja e internetit www.horizonti.org.mk përdor protokollin Secure Sockets Layer (SSL), i cili është më i sigurt dhe i besueshëm.
Ndryshime në Politikën e Privatësisë
E mbajmë të drejtën për të ndryshuar këtë Politikë të privatësisë në çdo kohë. Data e ndryshimit do të tregohet në këtë faqe, kështu që ndryshimet do të hyjnë në fuqi në ditën e ndryshimit të fundit. Ne ju këshillojmë që të rishikoni në mënyrë periodike këtë deklaratë me qëllim që të jeni të informuar mirë.
Mbrojtja e privatësisë së fëmijëve
Faqja jonë e internetit nuk është e destinuar për fëmijë nën moshën 18 vjeçare.
Pyetjet
Nëse doni të merrni informacione shtesë lidhur me mbrojtjen e të dhënave Tuaja personale dhe për cilin qëllim përdoren ato, mund të na kontaktoni nëpërmjet formës sonë të kontaktit, të shkruani në kontakt@horizonti.org.mk, nëpërmjet numrit të telefonit 02 3093 681 ose në adresën bul. Shën Klimenti i Ohrit (Sv. Kliment Ohridski) 58 B, hyrja 2, kati 3 1000, Shkup, Maqedoni.