fbpx

Shpërblimet dhe mirënjohjet

Qershor 2016

“Agro-fleks produktet inovative kreditore” kanë meritën për shpalljen e serishme të fondacionit Horizonti për fitues të garës prestigjioze Microfinance Award Best Practice 2016, të organizuar nga fondacioni Giordano Dell’ Amore dhe European Microfinance Network (EMN). Në ceremoninë solemne të mbajtur më 16.06.2016 në Varshavë në kuadër të konferencës vjetore të EMN-së, fondacioni Horizonti, në një konkurrencë të ngushtë me organizata të njohura mikrokreditore nga Bosnja dhe Serbia, u shpall fitues dhe morri shpërblimin e parë. Aplikacioni prezantoi rezultatet e arritura me aplikimin e produkteve të reja agro-fleksibile të cilat përdoruesve bujqësorë ua mundësojnë planifikimin adekuat të obligimeve dhe investimin në përputhje me të ardhurat bujqësore sezonale. Kjo është hera e dytë që fondacioni Horizonti fiton këtë shpërblim prestigjioz, më parë kjo ka ndodhur në vitin 2011.

Qershor 2011

Fondacioni mikrokreditor Horizonti është zgjedhur fitues në kuadër të Microfinance Good Practices Europe Award 2011, të sponsorizuar nga  Giordano Dell’Amore Foundation dhe në bashkëpunim me European Microfinance Network. 

Shpërblimi është dhënë si një mirënjohje për kontributin e fondacionit Horizonti në zbatimin e praktikave të mira në sferën e mikrokreditimit në nivelin evropian dhe për aplikimin e komponentëve inovativë dhe të dobishëm për zhvillimin ekonomik dhe social të klientëve.

Mars 2010

Në kuadër të ciklit të dytë të garës Microfinance Good Practices Europe Award, fondacioni Horizonti u zgjodh ndër 5 finalistët dhe morri mirënjohje për punën e suksesshme me Popullatën Rome. Në këtë garë të organizuar nga Fondazione Giordano Dell’Amore dhe European Microfinance Network morën pjesë organizata mikrokreditore nga e gjithë Evropa.

Qershor 2017

Fondacioni Horizonti është fitues në përzgjedhjen e projekteve inovative në kuadër të ciklit të parë të shpërblimeve për inovacione nga Microfinance Centre. Shpërblimi është dhënë për qasjen inovative gjatë përdorimit të metodologjisë grupore për kreditimin e grupeve të përjashtuara sociale të shoqërisë.

Maj 2002

Vetëm pas dy vite nga fillimi me punë, fondacioni Horizonti merr një mirënjohje për qasjen inovative në sigurimin e shërbimeve financiare për shtresat më të varfra të shoqërisë.

KALKULATORI KREDITOR

експозитури

 

Fondacioni mikrokreditor HORIZONTI
bul. Shen Kliment Ohridski58 B, hyrja 2, kati 3
1000, Shkup, Maqedoni
E-mail: kontakt@horizonti.org.mk

RRJETI I EKSPOZITURAVE

експозитури