Kadire Jasharovska gjithë jetën e saj martesore e ka kaluar në një dhomë prej 20m2 që gjendet në kuadër të shtëpisë e cila është në pronësi të vjehrrit të saj.
Kadire dhe bashkëshorti i saj Eles gjatë të gjitha këtyre viteve disi kanë arritur të qëndrojnë dhe të jetojnë në kushte të tilla, por situata e këtillë ka përjetuar një ndryshim dramatik pasi në jetët e tyre kanë hyrë fëmijët e tyre binjakë Ilmija dhe Imeri. Siç janë rritur binjakët, djali dhe vajza, ashtu është rritur edhe problemi lidhur me mungesën e hapësirës së banimit.
Shtëpia me tri dhoma të veçanta, të cilën e ndante familja me vjehrrin, nuk ka qenë aq e vogël për një familje pesë anëtarëshe. Megjithatë, problemi kryesor ka qenë se një nga këto tri dhoma ka qenë tërësisht e dëmtuar nga lagështia. Kjo shtëpi është ndërtuar në vitin 1967 dhe që nga atëherë ka qenë e rinovuar vetëm një herë dhe gjatë rinovimit të saj është përfshirë vetëm gjysma e shtëpisë, të cilën e ka përdorur vjehrri i tyre. Nga dy dhomat e tjera të shtëpisë, Jasharovski kanë qenë të detyruar të përdornin atë dhomë që ka qenë më pak e dëmtuar me kalimin e viteve, ndërsa dhomën tërësisht të dëmtuar e kanë përdorur si një dhomë të magazinimit.
Me kredinë e fondacionit Horizonti me vlerë prej 100.000 denarësh, Jasharovski kanë kryer një rinovim dhe rikonstruksion të tërësishëm të dhomës së dëmtuar, e cila para rinovimit dhe rikonstuimit ka qenë një hapësirë tërësisht të dëmtuar, kulmi i së cilës mund të rrëzohej. Dritaret e dëmtuara, të cilat Kadire më së shpeshti i ka mbuluar me batanije për të penguar të ftohtit që të hyjë në dhomat, u zëvendësuan me dritare të reja.