Cilët janë klientët tanë?
Klientët e organizatave mikrokreditore zakonisht janë njerëz me të ardhura të ulëta mujore dhe me statusin më të ulët social, të cilët nuk kanë qasje në institucionet formale financiare. Klientët janë zakonisht të vetë-punësuar dhe më së shpeshti janë sipërmarrës që e kanë biznesin në shtëpi, ndërsa në bizneset është përfshirë e gjithë familja. Të ardhurat e këtyre bizneseve të vogla familjare janë në shumicën e rasteve të ardhurat e vetme në familje dhe me to mbulohen të gjitha shpenzimet dhe investimet në amvisëri.
Në zonat urbane, këta klientë punojnë si tregtarë me pakicë, shitës tregu, shitës në rrugë, zejtarë, ofrues shërbimesh me vëllim më të vogël, prodhimtari të vogël e ngjashme. Në zonat rurale, ata janë zakonisht fermerët e vegjël, prodhuesit individualë bujqësorë, të cilët prodhojnë ushqim me origjinë bimore dhe shtazore, siç janë: prodhuesit e qumështit, bujqit, kopshtarët e hershëm dhe të tjerët. Karakteristika e këtyre dy kategorive është dobësia e tyre ndaj ndryshimeve në rrethinë që i bën të ardhurat e tyre jo stabile, ndërsa biznesin e tyre të paqëndrueshëm.
Rëndësia e mbështetjes financiare për këtë grup qëllimor është e madhe për shoqërinë në qoftë se merret parasysh shkalla e lartë e papunësisë dhe mundësitë e zvogëluara për këta persona për një lloj tjetër punësimi.
Fondacioni HORIZONTI i kushton një vëmendje të veçantë gruas-sipërmarrëse dhe përfshirjes së saj në vendimmarrje në lidhje me biznesin apo familjen.