Kreditimi në fondacionin HORIZONTI bazohet në këto principe:
- Kreditimi i destinuar – mbulimi i një spektri të gjerë të nevojave për bizneset dhe banimin;
- Kontratat transparente– klienti është njoftuar paraprakisht për të gjitha kushtet dhe obligimet, si dhe për të gjitha shpenzimet që dalin nga kontrata e kredisë;
- Norma fikse e interesit – në periudhën e kthimit (shlyerjes) të kredisë, klienti paguan normën e njëjtë të interesit dhe nuk ka rrezik nga ndryshimi i interesit që do të shkonte në dëmin e tij;
- Vlerësimi i përbashkët i kredisë– fondacioni HORIZONTI dhe klienti i vlerësojnë së bashku shumën e duhur, këstet dhe afatin e shlyerjes së kredisë me qëllim që klienti të mbrohet nga borxhi i tepërt dhe nga pamundësia e kthimit të rregullt të kredisë;
- Ndihma profesionale dhe edukimi– klienti fiton asistencën e nevojshme, këshilla dhe edukim për kompletimin e kërkesës kreditore dhe përdorimin e dedikuar të mjeteve;
- Ndjekja e avancimit – për fondacionin Horizonti suksesi është i tërësishëm kur shërbimet tona kanë sjellë një ndryshim pozitiv në jetën dhe punën e klientit