1.1 Klientët e fondacionit Horizonti
Klient mund të jetë një person fizik, qytetar i rritur i Republikës së Maqedonisë i cili plotëson kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për miratimin e kredisë.
1.2 Identifikimi dhe ndjekja e klientëve
Identifikimi kryhet vetëm me një dokument të vlefshëm (letërnjoftim apo pasaportë) të lëshuar nga organet kompetente. Klienti, në bazë të kontratës së kredisë është i detyruar ta njoftojë fondacionin Horizonti për çdo ndryshim të të dhënave personale apo të tjera, sidomos për ndryshimin e vendbanimit/vendin ku qëndron ose për ndryshimin e numrit të telefonit që ishin relevante në momentin e lidhjes së kontratës.
1.3 Mbrojtja e të dhënave personale
Klienti dhe çdo person tjetër, i cili në cilëndo mënyrë garanton për kthimin (shlyerjen) e kredisë, në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Ligjin për Byronë e Kredive, japin të dhëna të cilat fondacioni Horizontii përdor në procesin e miratimit apo kthimit (shlyerjes) të kredisë, dhe të njëjtat konsiderohen si sekret konfidencial. Klienti dhe personat e tjerë japin pajtueshmëri që të dhënat personale të ndahen me Byronë e Maqedonisë të Kredive, organet shtetërore ndaj të cilave kanë një obligim ligjor, si dhe me personat e tretë me të cilët fondacioni Horizonti ka lidhur një kontratë të veçantë për transferimin e të dhënave.
Fondacioni Horizonti do të bëjë mbledhjen, përpunimin, ruajtjen dhe transferimin e të dhënave personale të klientit dhe personave të tjerë me këtë qëllim: merrja e vendimit kreditor për kërkesën e kredisë, kthimi (shlyerja) i kredisë, qëllime promovuese, hulumtime për shkak të përmirësimit të shërbimeve të fondacionit Horizonti dhe qëllime të tjera të lejuara me ligj, në mënyrë që është përcaktuar me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, aktet e tjera ligjore, si dhe në përputhje me aktet e brendshme të fondacionit Horizonti. Klienti ka të drejtë të qasjes deri te të dhënat personale të cilat i ka dhënë për qëllimet e lartpërmendura, si dhe të kërkojë korrigjimin e tyre në qoftë se të njëjtat nuk janë të sakta.
1.4 Klauzola devizore në kontratat e kredisë (te kreditë individuale)
Varësisht nga produkti kreditor dhe afati, kontrata të caktuara për kredi janë me klauzolë me qëllim që të mbrohen nga devalvimi i denarit kundrejt euros (neni 3). Kjo është për shkak se burimet e financimit të fondacionit Horizonti nga kreditorët e huaj janë me monedhën Euro dhe ata insistojnë për një mbrojtje të këtillë. Gjatë aktivizimit të kësaj klauzole, fondacioni Horizonti nuk ka obligim që ta njoftojë klientin me shkrim.
1.5 Mbrojtja e të drejtave dhe interesi i klientëve
Fondacioni Horizonti obligohet se në fazën para lidhjes së Kontratës së kredisë, do ta informojë klientin me gojë dhe me shkrim për të drejtat dhe obligimet që dalin nga Kontrata e kredisë dhe aktet e tjera të lidhura me kredinë.
Fondacioni Horizonti siguron mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të klientit (në të gjitha fazat e punimit) përmes miratimit dhe zbatimit konsekuent të Kodit të Sjelljes me klientët, Kodit të Sjelljes gjatë pagesës dhe akteve të tjera, me ç’rast të njëjtat janë në përputhje me rregulloret ligjore dhe janë të bazuara në praktikën e mirë afariste, sjelljen korrekte dhe të drejtë me klientin.
2.1 Miratimi i kredisë
Informacionet për kushtet dhe dokumentacionin e nevojshëm për miratimin e kredive, klientët mund t’i marrin nga të punësuarit e fondacionit Horizonti. Një kredi mund të miratohet vetëm në bazë të kërkesës me shkrim (aplikacioni) nga klienti. Shqyrtimi i kërkesës (aplikacionit) është kushtëzuar me sigurimin e gjithë dokumentacionit të nevojshëm dhe në përputhje me aktet e përcaktuara të fondacionit Horizonti. Klientët informohen në mënyrë të domosdoshme për vendimin kreditor. Para se të lidhet kontrata e kredisë, fondacioni Horizonti merr përsipër obligimin që t’i informojë klientët për të gjitha kushtet e lidhura me kontratën e kredisë. Klientët i marrin këto informacione me gojë nga të punësuarit e fondacionit Horizonti, si dhe me shkrim përmes dokumenteve të Kushteve dhe dispozitave të përgjithshme të kreditimit dhe Fletës informative për kushtet dhe shpenzimet e kredisë.
2.2 Pagesa e kredisë
Pagesa e mjeteve të kredisë bëhet pasi është nënshkruar kontrata e kredisë ndërmjet klientit dhe fondacionit Horizonti. E njëjta kryhet vetëm në llogarinë e transaksionit të klientit (në denarë), të hapur në cilëndo bankë komerciale.
Si instrumente të pranueshme për sigurimin e kredive, fondacioni Horizonti përdor:
- Garantuesit përmes ndalesës administrative të pagës
- Kambialin e thjeshtë
- Kambialin në të cilin të drejtat dhe obligimet e nënshkruesve rregullohen me aktin e noterit.
Të gjitha shpenzimet lidhur me sigurimin e kredisë i paguan klienti.
4.1 Kontrolli i shfrytëzimit të destinuar
Shfrytëzuesi i kredisë obligohet ta përdorë kredinë në përputhje me qëllimin e deklaruar në kontratë dhe dokumentacionin tjetër që lidhet me kredinë dhe për të njëjtën gjë t’i sigurojë dëshmi fondacionit Horizonti.
Në qoftë se shfrytëzuesi i kredisë nuk është në gjendje ta përdorë kredinë në përputhje me qëllimin e deklaruar në kontratë dhe dokumentacionin tjetër, është i detyruar ta kthejë tërësisht shumën e miratuar së bashku me interesin e maturuar dhe shpenzimet e tjera, në përputhje me politikat e brendshme të fondacionit Horizonti.
Nëse gjatë kohëzgjatjes së kontratës së kredisë, fondacioni Horizonti konstaton se kredia nuk është përdorur në përputhje me kontratën dhe dokumentacionin tjetër, ka të drejtë të shkëpusë kontratën dhe ta kërkojë nga klientit ta kthejë (shlyejë) kredinë tërësisht së bashku me interesin e maturuar dhe shpenzimet e tjera, në përputhje me politikat e brendshme të fondacionit Horizonti.
4.2 Monitorimi i kredive
Gjatë kohëzgjatjes së kontratës së kredisë, fondacioni Horizonti e mban të drejtën të monitorimit të rregullt të klientëve që mund të kryhet në këtë mënyrë:
- Kontaktimi me telefon para arritjes (maturimit) së këstit që duhet të paguhet
- Vizita e vendit të punës ose vendbanimit
5.1 Pagesa e rregullt
Pagesa (shlyerja) e kredive kryhet në bazë të planeve të pagesës (shlyerjes) së kredive. Nëse kthimi (shlyerja) i këstit maturohet (duhet të paguhet) në një ditë jo pune, pagesa (shlyerja) zhvendoset për ditën e parë të punës. Kreditë paguhen (shlyhen) me denarë në filialet e fondacionit Horizonti. Klienti mund të kryejë pagesën (shlyerjen) e kredisë drejtpërdrejt në llogarinë e fondacionit Horizonti përmes ndonjë nga bankat komerciale, vetëm me miratimin paraprak të fondacionit Horizonti. Për çdo pagesë të kryer në filialet e fondacionit Horizonti, fondacioni Horizonti obligohet t’i lëshojë klientit një vërtetim-llogari si dëshmi (vërtetim) për mjetet e paguara. Nëse kësti i pagesës (shlyerjes) nuk është paguar në tërësi në datën e maturimit, kredia konsiderohet se është në vonesë.
5.2 Pagesa (shlyerja) e parakohshme e kredisë
Klienti ka të drejtë që obligimet e kontratës së kredisë t’i paguajë (shlyejë) para afatit të kontraktuar – pagesa (shlyerja) e parakohshme e kredisë, kështu që vlen kjo që vijon:
- Te kreditë individuale paguhet borxhi i mbetur total, i cili përfshin borxhin e papaguar kryesor të kredisë, si dhe interesin e maturuar dhe të papaguar dhe tarifën e administrimit deri në ditën e pagesës. Për pjesën tjetër të borxhit kryesor të pamaturuar të kredisë llogaritet dhe paguhet një provizion për pagesën e parakohshme në bazë të Tarifores së fondacionit Horizonti. Përmbajtja e këtij dokumenti është i karakterit informativ dhe të përkohshëm. Në rast të ndonjë mospërputhjeje, kundërshtimi dhe dallimi të dispozitave të këtij dokumenti me dispozitat e kontratave të kredisë, politikave të brendshme, procedurave dhe akteve të tjera të Fondacionit Horizonti, të dytat do të konsiderohen si të besueshme dhe me peshë ligjore.
- Te kreditë grupore paguhet borxhi i mbetur total, i cili përfshin borxhin e papaguar kryesor të kredisë, si dhe një provizion ndëshkues në lartësi të interesit të pamaturuar të kontraktuar dhe tarifën e administrimit, edhe atë:
Interesi i tërësishëm i pamaturuar i kontraktuar dhe tarifa e administrimit kur nga data e kthimit (shlyerjes) të parakohshme deri te skadimi i kredisë ka më pak se 5 muaj ose 4 këste të pamaturuara të interesit të kontraktuar dhe tarifa e administrimit kur nga data e kthimit (shlyerjes) të parakohshme deri te skadimi i kredisë ka më shumë se 5 muaj.
5.3 Pasojat dhe obligimet në rastin e pagesës (shlyerjes) së vonuar
- Fondacioni Horizonti për çdo ditë vonesë do të llogarisë dhe do të kërkojë të paguhet një interes ndëshkues për shumën e borxhit kryesor të mataruar dhe të papaguar të kredisë në përputhje me Ligjin për marrëdhëniet kontraktuese.
- Vonesa në kthimin (shlyerjen) e kredisë evidentohet në Byronë e Maqedonisë të Kredive, që pastaj ndikon mbi mundësinë që klienti të marrë mjete me hua nga një institucion tjetër
- Pagesa e kredisë me forcë përmes njërit të instrumenteve për sigurimin e kredisë
Shpenzimet totale vjetore të kredisë shprehen përmes SHSHT-së (Shkalla e shpenzimeve totale), të llogaritur sipas rregullave ligjore.
6.1 Norma e interesit
Parimi i kreditimit në fondacionin Horizonti është me normat fikse të interesit dhe shpenzimet e tjera. Kjo do të thotë se nuk ka rrezik për klientin që gjatë kohëzgjatjes së kontratës dhe kthimit (shlyerjes) të kësteve të ndodhë një ndryshim i normave dhe rritje eventuale të shpenzimeve të shfrytëzuesit të kredisë.
6.2 Shpenzimet e përpunimit të kredisë
Në këto shpenzime hyjnë:
- Shpenzimet e aplikimit. Këto janë shpenzime fikse që paguhen në momentin e parashtrimit të aplikacionit. Këto shpenzime paguhen pa marrë parasysh nëse do të miratohet kredia ose jo.
- Provizioni për administrimin e kërkesës së kredisë dhe dhënia e mjeteve. Llogaritet dhe paguhet njëherë vetëm te kreditë individuale para dhënies së mjeteve të kredive si 0% nga shuma e kredisë.
6.3 Shpenzimet e administrimit të kredisë
Tarifa e administrimit. Llogaritet si 0% nga shuma e kredisë dhe është e njëjtë për të gjitha këstet mujore
6.4 Shpenzimet e tjera te kreditë individuale
Në shpenzimet e tjera hyjnë:
- Provizioni për pagesën (shlyerjen) e parakohshme të kredisë. Paguhet vetëm te kreditë individuale në rast se klienti dëshiron të kthejë (shlyejë) kredinë tërësisht para afatit të kontraktuar. Provizioni llogaritet si 0% nga shuma e borxhit kryesor të pamaturuar të kredisë.
- Shpenzimet e rivlerësimit, të cilat kanë të bëjnë vetëm me produkte të caktuara, të cilat në kontratën e kredisë kanë klauzolën e valutës. Këto shpenzime llogariten dhe paguhen vetëm me një vendim të veçantë të marrë nga ana e udhëheqjes (menaxhmentit) të fondacionit Horizonti.
Të gjitha ndryshimet dhe plotësimet e kontratës së kredisë duhet të jenë në formë të shkruar, të nënshkruara si Aneks i kontratës së kredisë dhe të miratohen paraprakisht nga të dyja palët e kontraktuara.
Në rast se klienti nuk i respekton kushtet e kontraktuara, fondacioni Horizonti mban të drejtën që ta shkëpusë kontratën e kredisë. Në rastin e shkëputjes së kontratës së kredisë, fondacioni Horizonti mund ta kërkojë kthimin (shlyerjen) me forcë të kërkesës nga klienti ose nga garantuesit. Në këtë rast, fondacioni Horizonti e mban të drejtën e zgjedhjes dhe rendit të aktivizimit të instrumenteve të sigurimit. Para se të aktivizohen instrumentet e sigurimit të kredisë, fondacioni Horizonti do ta informojë me shkrim klientin dhe garantuesit.
Fondacioni Horizonti komunikon me klientët dhe personat të cilët në cilëndo mënyrë garantojnë për kthimin (shlyerjen) e kredisë përmes telefonit, me kontakt personal ose me shkrim.
Për të gjitha njoftimet për të cilat është kontraktuar të bëhen me shkrim, do të konsiderohet se janë dërguar në mënyrë korrekte nëse dërgohen në adresën e fundit të evidentuar të klientit/garantuesit.
Klienti ose personi, i cili në cilëndo bazë është përgjegjës për kthimin (shlyerjen) e kredisë, ka të drejtë për ankesë nëse konsideron që fondacioni Horizonti nuk e respekton praktikën e mirë afariste dhe nuk i respekton obligimet e kontraktuara. Fondacioni Horizonti është i obliguar t’i përgjigjet çdo ankese brenda 30 ditëve pas parashtrimit të ankesës.
Ankesa parashtrohet në formën e shkruar në adresën/adresat e fondacionit Horizonti, në mënyrën elektronike me e-mail dhe me anë të dërgimit personalisht në filialet e tija, me shënim se bëhet fjalë për ankesë.
Ankesa mund të dërgohet duke e përdorur formularin përkatës për ankesa apo në formë sipas dëshirës së klientit. Parashtruesi i ankesës është i detyruar ta shkruajë emrin dhe mbiemrin, adresën, arsyetimin e shkurtër të ankesës, e cila sipas mendimit të klientit është në kuadër të arsyeve të lartpërmendura, si dhe kohën dhe vendin e ndodhjes së kontestit nëse e njëjta është relevante. Në kuadër të ankesave, klientët mund të shkruajnë edhe ndonjë sugjerim, përkatësisht mendim se si të zgjidhet ose të tejkalohet problemi.
Ankesat anonime nuk shqyrtohen.
Përmbajtja e këtij dokumenti është i karakterit informativ dhe të përkohshëm. Në rast të ndonjë mospërputhjeje, kundërshtimi dhe dallimi të dispozitave të këtij dokumenti me dispozitat e kontratave të kredisë, politikave të brendshme, procedurave dhe akteve të tjera të Fondacionit Horizonti, të dytat do të konsiderohen si të besueshme dhe me peshë ligjore.