fbpx

PYETJET E PARASHTRUARA MË SË SHPESHTI

Të dhënat e përgjithshme për mikrokreditimin
ÇFARË ËSHTË MIKROFINANCIMI?

Mikrofinancimi nënkupton financimin i cili siguron një qasje deri te kreditë e vogla (mikro – krediti) për familjet me të ardhura të ulëta, në mënyrë që të mund të fillojnë një biznes apo të mbajnë aktivitetet aktuale të biznesit, përmes të cilave anëtarët e familjes realizojnë të ardhura. Mikrofinancimi është një model i qëndrueshëm i kreditimit, i cili duhet t’i përmbushë nevojat financiare të segmenteve të varfra dhe të margjinalizuara të shoqërisë. Rëndësia e mikro – kredisë është theksuar në vitin 1970 me përpjekjet e Muhamed Jonusit, pionieri i mikrofinancimit dhe themelues i Bankës Grameen në Bangladesh. Përpjekjet e tija për t’u krijuar zhvillimi ekonomik dhe social i shoqërive nëpërmjet mikrofinancimit e kanë marrë mirënjohjen e vet përmes fitimit të Çmimit Nobel në vitin 2006

ÇFARË ËSHTË INSTITUCIONI MIKROFINANCIAR?

Institucioni mikrofinanciar (FMI) është një organizatë që ofron shërbime financiare të dedikuara për familjet me të ardhura të ulëta. Edhe pse çdo organizatë mikrofinanciare është e ndryshme, të gjitha organizatat mikrofinanciare ndajnë karakteristikën e përbashkët në drejtim të ofrimit të shërbimeve financiare për klientët që janë më të ndjeshëm dhe më të margjinaliziuar nga klientët klasikë bankarë.

ÇFARË ËSHTË MIKRO SIPËRMARRËSI?

Personi që drejton një biznes të vogël apo një mikro ndërmarrje. Këto biznese zakonisht përfshijnë më pak se 5 persona dhe mund të kenë lokacionin jashtë shtëpisë. Bizneset e këtilla mund të jenë burimi i vetëm i  të ardhurave të familjes ose të jenë një shtesë për llojet e tjera të të ardhurave në familje. .[/accordion_toggle] Array Array Mikro bizneset tipike sipërmarrëse përfshijnë kioskat dhe kolonialet e shitjes me pakicë, punëtoritë e qepjes, dyqanet e zdrukthëtarisë, tezgat në treg e ngjashme.

PSE ËSHTË FOKUSI TE GRATË SI KREDIKËRKUES?

Që të mund ekonomitë të rriten dhe të avancojnë, gratë duhet të përfshihen në çdo nivel. Kjo është veçanërisht e vërtetë në shumicën e vendeve në zhvillim, ku femrat përbëjnë shumicën e varfërisë, papunësisë dhe margjinalizimit social dhe ekonomik. Hulumtimet tregojnë se femrat kanë tendencën për të investuar paratë që fitojnë në familjet e tyre, edukimin dhe amvisëritë të cilat me kalimin e kohës forcojnë dhe stabilizojnë aspektet sociale dhe ekonomike të komuniteteve të tyre.

PSE KREDITË PËRFSHIJNË INTERESIN?

Përfshirja e interesit është e domosdoshme për t’u krijuar një program vetë-financues, të qëndrueshëm dhe të realizueshëm kreditor, i cili do të vazhdojë të gjenerojë një kapital më të madh me çka do të mundësonte që një numër më i madh i njerëzve të kenë qasje në kredi.

 

KALKULATORI KREDITOR

експозитури

 

Fondacioni mikrokreditor HORIZONTI
bul. Shen Kliment Ohridski58 B, hyrja 2, kati 3
1000, Shkup, Maqedoni
E-mail: kontakt@horizonti.org.mk

RRJETI I EKSPOZITURAVE

експозитури