Jagoda e ka filluar biznesin e saj 11 vjet më parë, ndërsa lidhur me fillimet e biznesit e ka theksuar këtë: “Ideja e biznesit ka lindur 2-3 vite para fillimit të biznesit. Fillimisht jam marrë vetëm me tregtinë e ëmbëlsirave, por jo edhe me prodhimin e tyre. Shitjen e ëmbëlsirave e kemi bërë së bashku me vëllain tim. Posedimi i njohurive të mëdha lidhur me procesin e prodhimit të ëmbëlsirave, përvojën e fituar në aspektin e kërkesës së tregut për këto produkte si dhe klientët e rregullt që i kam pasur më kanë mundësuar që ta shfrytëzoj shansin për t’i shitur ëmbëlsirat e mia në treg”.
Kapaciteti i prodhimit i Jagodës në fillim ishte prodhimi i 200 ëmbëlsirave në ditë. Sot ky numër është 4500 ëmbëlsira.
“Biznesin e kam filluar vetë në një dhomë të vogël brenda shtëpisë sime, me një furrë të vjetër. Kreditë e fondacionit Horizonti më kanë ndihmuar jashtëzakonisht për zgjerimin e biznesit, duke pasur parasysh faktin se nuk mu lejua qasje deri te kreditë në institucionet e tjera financiare. E kam investuar kredinë time të parë për blerjen e 3 furrave. Kreditë e tjera të njëpasnjëshme u përdorën për të ndërtuar hapësirën e punës”.
Jagoda momentalisht shlyen kredinë e saj të shtatëmbëdhjetë nga fondacioni Horizonti. Mjetet e sotme themelore të punës, të cilat i posedon Jagoda përfshijnë: 10 furra, 4 frigoriferë, një furrë të madhe, një automjet për shpërndarjen e produkteve. Biznesi numëron 5 të punësuar në procesin e prodhimit dhe 2 të punësuar në shpërndarjen e produkteve. Sot ajo përdor kredi paralele, një kredi grupore në vlerë prej 900 eurosh për mjetet qarkulluese dhe një kredi individuale në vlerë prej 3.000 eurosh për nevojat e vogla investuese.
Planet e ardhshme të Jagodës:
“Planifikoj që ta zgjeroj biznesin tim me anë të hapjes së një shitoreje të ëmbëlsirave (ëmbëltore) në mënyrë që të kisha mundësi t’i ofroja produktet e mia të ëmbla (ëmbëlsirat) drejtpërdrejt për klientët dhe njëkohësisht ta shfrytëzoj mundësinë e ndërtimit të një hapësire shtesë për prodhim. Kreditë e ardhshme do t’i shfrytëzoj për blerjen e pajisjeve të nevojshme. Unë jam e sigurt se bashkëpunimi me fondacionin Horizonti do të vazhdojë edhe në të ardhmen siç ishte edhe në të kaluarën”.