Për HORIZONTI Mikrokreditimi

HORIZONTI është themeluar në janar të vitit 2000, si një projekt për mikrokredimit të Catholic Relief Services U.S.C.C. (Shërbimet Katolike të Ndihmës – CRS) në Republikën e Maqedonisë. Objektivat primare të projektit ishin që të sigurohet një qasje deri te shërbimet financiare – mikrokreditë për sipërmarrësit e vendit dhe krijimi i një institucioni lokal mikrofinanciar që do të mirëmbahet vetë. Projekti u mbështet financiarisht dhe teknikisht nga ana e CRS-së dhe donatorë të tjerë të njohur ndërkombëtarë dhe me reputacion. Në qershor të vitit 2005, projekti u lokalizua me themelimin e fondacionit mikrokreditor HORIZONTI, në bazë të Ligjit për Shoqatat e Qytetarëve dhe Fondacionet. Themeluesi i Fondacionit është CRS-ja.

Që nga fillimi i funksionimit të tij, fondacioni HORIZONTI ka mundësuar një mbështetje financiare për më shumë se 10.000 klientë, ndër të cilët janë: pronarët e bizneseve të vogla, fermerët individualë dhe popullata me nevojë për banim. Qëllimi i kësaj mbështetjeje është avancimi i aktiviteteve ekonomike të klientëve dhe përmirësimi i standardit të jetesës.

KALKULATORI KREDITOR

експозитури

INFO PËR KONTAKT

Fondacioni mikrokreditor HORIZONTIbul. Shen Kliment Ohridski58 B, hyrja 2, kati 31000, Shkup, MaqedoniTel.: +389 (0)2 309 3681Faks: +389 (0)2 309 3376E-mail: kontakt@horizonti.org.mk

RRJETI I EKSPOZITURAVE

експозитури