Principet e mbrojtjes së klientëve

Dizajni përkatës i produktit dhe distribuimi

Fondacioni Horizonti do të ndërmarrë masat përkatëse për zhvillimin e produkteve dhe mënyrën e distribuimit të tyre, të cilat nuk do t’u shkaktojnë dëme klientëve. Produktet dhe distribuomi i tyre do të dizajnohen sipas nevojave dhe mundësive të klientëve;

Parandalimi i borxhit të tepërt

Fondacioni Horizonti do t’i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në të gjitha fazat e procesit kreditor që të vërtetojë nëse klientët kanë kapacitet për ta shlyer (kthyer) kredinë dhe të shmangin që ata të kenë një borxh shumë të madh. Përveç kësaj, fondacioni Horizonti do t’i zbatojë edhe do t’i ndjekë sistemet e brendshme që mbështesin parandalimin e borxhit të tepërt dhe do të bëjë përpjekje për të avancuar menaxhimin me rrezikun kreditor të tregut (siç janë shkëmbimi i informacioneve të kredive);

Trasparenca

Fondacioni Horizonti do të japë informacione të qarta, të mjaftueshme dhe me kohë në mënyrën dhe gjuhën të cilën klientët do të mund ta kuptojnë, kështu që do të kishin mundësi të merrnin vendime në bazë të informacioneve të sakta. Kjo sidomos ka të bëjë me transparencën e informacioneve të lidhura me çmimet, kushtet e pagesës dhe kushtet e tjera të kontratave;

Përcaktimi i çmimeve me përgjegjësi

Çmimet, afatet dhe kushtet do të formohen në mënyrën që të jenë të pranueshme për klientët dhe njëkohësisht të mundësojnë qëndrueshmërinë financiare të organizatës;

Respekti dhe trajtimi i barabartë i klientëve

Fondacioni Horizonti dhe të punësuarit do të sigurojnë një trajtim të drejtë dhe të barabartë të klientëve dhe do të sillen ndaj tyre me respekt. Nuk do të ketë asnjë diskriminim. Fondacioni Horizonti do të sigurojë masat përkatëse të mbrojtjes për zbulimin dhe parandalimin me kohë të korrupsionit, si dhe për zbulimin e sjelljes agresive dhe të papranueshme ndaj klientëve nga ana e të punësuarve, sidomos gjatë shitjes dhe procesit të shlyerjes së borxheve;

Privatësia e të dhënave të klientëve

Privatësia e të dhënave të çdo klienti individual do të respektohet në përputhje me ligjin dhe rregullat e institucioneve kompetente. Këto të dhëna do të përdoren vetëm për qëllime që janë të caktuara në momentin kur mblidhen të dhënat ose siç është paraparë me ligj, përveç nëse është kontraktuar në një mënyrë të ndryshme me klientin;

Mekanizmat për zgjidhjen e ankesave

Fondacioni Horizonti do të aplikojë mekanizma që do të jenë me kohë dhe në dispozicion për procedimin dhe zgjidhjen e ankesave dhe parashtresave të klientëve dhe të njëjtat do t’i përdorë për avancimin e produkteve dhe shërbimeve të veta;

KALKULATORI KREDITOR

експозитури

INFO PËR KONTAKT

Fondacioni mikrokreditor HORIZONTIbul. Shen Kliment Ohridski58 B, hyrja 2, kati 31000, Shkup, MaqedoniTel.: +389 (0)2 309 3681Faks: +389 (0)2 309 3376E-mail: kontakt@horizonti.org.mk

RRJETI I EKSPOZITURAVE

експозитури