Thirrje për shprehje të interesit për identifikimin dhe motivimin e personave për të marrë pjesë në trajnime për njohuritë financiare

Fondacioni i Maqedonisë për Zhvillimin e Ndërmarrjeve (FMZHN) është duke zbatuar projektin “Përfshirja dhe inovacioni në mikrofinancim”, të financuar nga USAID-i. Projekti zbatohet së bashku me Lidhjen e organizatave mikrofinanciare, si implementues kryesor dhe Kursimoren Mozhnosti, Fondacionin Mikrokreditor Horizonti dhe Kursimoren FULM, si nën-implementues.

FMZHN-ja, në kuadër të projektit, zbaton trajnime për njohuritë financiare sipas programeve të adaptuara për këto grupe qëllimore:

1.bujqit   

2.sipërmarrësit e mikro ndërmarrjeve

3.studentët

4.personat që planifikojnë të fillojnë një biznes

 

Me qëllim që të sigurojmë një qasje më të madhe të grupit qëllimor në këto trajnime, FMZHN-ja fton të gjithë personat juridikë, të përcaktuar në pikën 2 të kësaj thirrjeje, për të shprehur interes për identifikimin dhe motivimin e personave të cilët do të merrnin pjesë në trajnime për njohuritë financiare.

FMZHN-ja planifikon të zbatojë 23 trajnime dyditore për njohuritë financiare në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë në periudhën deri më 31.12.2017

Trajnimet do të organizohen për grupe të caktuara qëllimore me minimum 20 pjesëmarrës, në dy ditët e njëpasnjëshme, në kohëzgjatje prej afërsisht 6 orësh në ditë.

Shpenzimet për zbatimin e trajnimeve (angazhimi i trajnuesit, lokacioni dhe ushqimi për pjesëmarrësit) mbulohen nga FMZHN-ja.

Трошоците за спроведување на обуките (ангажирање на обучувач, локација и храна за учесниците) се покриени од МРФП.

1. Objekti i thirrjes

Objekti i kësaj thirrjeje është shprehja e interesit për identifikimin dhe motivimin e personave të grupeve të përcaktuara qëllimore për pjesëmarrje në trajnimet dyditore për njohuritë financiare. 

2. E drejta për pjesëmarrje

Të drejtë për pjesëmarrje kanë personat juridikë, pa dallim të formës juridike (organizatë, ndërmarrje ose institucion arsimor) me mision për zhvillimin e sipërmarrjes dhe/ose arsim për sipërmarrje dhe/ose ndërmjetësim për punësim, si dhe organizatat e fermerëve apo sipërmarrësit që janë themeluar në bazë të anëtarësimit apo lidhjet e tyre dhe odat ekonomike që janë në komunikim të drejtpërdrejtë me një prej grupeve qëllimore të përmendura më lart.

Personat juridikë duhet të jetë aktivë në 2(dy) vitet e fundit në fushat e caktuara në paragrafin 1 të kësaj pike dhe të kenë minimum 50 anëtarë ose persona të grupeve qëllimore me të cilët janë në komunikim të drejtpërdrejtë.

Për shkak të numrit të kufizuar të trajnimeve, FMZHN-ja mban të drejtën për të lidhur kontratë me atë person juridik i cili plotëson kushtet në pajtim me paragrafët 1 dhe 2 të kësaj pike, sipas parimit “ai që do të vijë i pari – do të shërbehet i pari” duke u kujdesur për përfshirjen e balancuar të grupit qëllimor dhe përfshirjen e balancuar rajonale.

3. Mënyra e shprehjes së interesit

Palët e interesuara, personat juridikë të paragrafit 1 të pikës 2 duhet të dorëzojnë  një formular të plotësuar për shprehje të interesit.

Formulari dorëzohet në formën elektronike (i skanuar) në këtë e-mail adresë: ima@mrfp.mk, ose në hapësirat e FMZHN-së në adresën: Nikolla Parapunov, 41a, 1060 Shkup. (të shënohet se është për thirrjen 2-IMA-2017).

Numri i trajnimeve për të cilat palët e interesuara do të shprehin interes nuk është i kufizuar. FMZHN-ja mban të drejtën për të përcaktuar numrin maksimal të trajnimeve për një person juridikë veç e veç, në përputhje me paragrafin 3 të pikës 2.

4. Afati i shprehjes së interesit

Thirrja është e hapur deri më 31.11.2017, përkatësisht deri në realizimin e 23 trajnimeve të planifikuara. FMZHN-ja mban të drejtën për ta rritur numrin e trajnimeve, varësisht nga interesi për trajnime dhe nga mundësitë e financimit.

5. Kompensimi i shpenzimeve

Për personat juridikë, me të cilët FMZHN-ja do të lidhë një kontratë bashkëpunimi, parashihet një kompensim prej 7.500 denarësh (shtatë mijë e pesëqind denarë) për një trajnim. Kompensimi është dedikuar për mbulimin e shpenzimeve të identifikimit dhe motivimin e minimum 20 personave të grupeve të përcaktuara qëllimore për pjesëmarrje në trajnimet dyditore për njohuritë financiare. Numri i pjesëmarrësve gjatë trajnimit nuk duhet të jetë më i vogël se 15.

6. Mënyra e pagesës

Pagesa e mjeteve të pikës 5 do të kryhet pas trajnimit të realizuar në bazë të një liste për prezencën e minimum 20 personave të grupit qëllimor. Personi juridik, me të cilin FMZHN-ja do të lidhë një kontratë bashkëpunimi, nëse është paguesi i TVSH-së, duhet të përgatisë një faturë që është përgatitur në përputhje me rregullat ligjore për përgatitjen e faturave për projektet e financuara nga donatorë të huaj, të cilët janë të liruar nga TVSH-ja.

7. Data dhe vendi i mbajtjes së trajnimeve

Trajnimet duhet të organizohen në periudhën prej 01.02-31.12.2017.Periudha indikative për zbatimin e trajnimeve është ky që vijon:

•trajnimet për fermerët, shkurt – prill 2017,

•trajnimet për sipërmarrësit dhe mikro ndërmarrjet, maj – qershor 2017,

•trajnimet për studentët, tetor 2017,

•trajnimet për personat që planifikojnë të fillojnë një biznes, prill – maj 2017.

Data e saktë dhe vendi i mbajtjes së trajnimeve do të kontraktohet në mënyrë shtesë.

KALKULATORI KREDITOR

експозитури

INFO PËR KONTAKT

Fondacioni mikrokreditor HORIZONTI
bul. Shen Kliment Ohridski58 B, hyrja 2, kati 3
1000, Shkup, Maqedoni
Tel.: +389 (0)2 309 3681
Faks: +389 (0)2 309 3376
E-mail: kontakt@horizonti.org.mk

RRJETI I EKSPOZITURAVE

експозитури