PRODUKTET KREDITORE

Fondacioni Horizonti mundëson një mbështetje financiare dhe u del në ndihmë kërkesave të pronarëve të bizneseve të vogla, fermerëve individualë dhe popullatës që ka nevojë për strehim/banim. Përveç misionit të tij kryesor, mundësimi i shërbimeve financiare për grupet e varfra dhe të margjinalizuara të qytetarëve, mikrofinancimi gjithnjë e më shumë bëhet një nga urat e rëndësishme të zhvillimit ekonomik, me efekte të rëndësishme shoqërore-ekonomike. Fokusi i veçantë i mikrokreditimit janë njerëzit që merren me një veprimtari të caktuar ekonomike dhe kanë nevojë për mjetet financiare për avancimin e biznesit dhe standardit të jetesës. Fondacioni Horizonti mbështet mikro sipërmarrësit, promovon pjesëmarrjen e grave në biznes dhe ofron një qasje më të lehtë deri te mjetet financiare në zonat rurale.

Nëse jeni fermer të cilit i nevojitet një kredi për investime në industrinë bujqësore, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për blerjen e makinerive dhe pajisjeve ose për blerjen e lëndëve të para dhe repromaterialeve, fondacioni Horizonti ju mundëson një mbështetje financiare. Fondacioni Horizonti me  MIKRO KREDITË BUJQËSORE, mundëson mbështetjen më të mirë dhe më të shpejtë për prodhuesit individual bujqësorë.

Planifikoni ta rinovoni shtëpinë? Fondacioni Horizonti është partneri juaj i besimit. Me MIKRO KREDINË PËR BANIM -gjatë rekonstruksionit, riparimit, rinovimit ose intervenimeve të tjera, përmirësoni kushtet e shtëpisë dhe fitoni një mbështetje – një këshill ndërtimor pa pagesë nga një person profesional, rekomandime dhe informacione, fondacioni Horizonti ju mundëson të krijoni një shtëpi të shëndetshme dhe të këndshme për ju dhe familjen tuaj. 

Fondacioni Horizonti jua ofron mbështetjen më të mirë dhe më të shpejtë financiare për biznesin tuaj. Me MIKRO KREDITË PËR BIZNES filloni një storje të re të jetës dhe hapni horizonte të reja, e ne jemi këtu të ju mbështesim drejt suksesit. Investoni në biznesin tuaj dhe realizoni idetë tuaja.

Qëllimi ynë është që të ofrojmë një qasje të qëndrueshme deri te shërbimeve financiare për ata individë që kanë qasje të kufizuar ose aspak nuk kanë qasje në institucionet formale financiare. Shërbimet që i ofron fondacioni “Horizonti” kontribuojnë për hapjen e vendeve të reja të punës dhe me këtë ndihmojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë për stabilitetin ekonomik të vendit.

 

KALKULATORI KREDITOR

експозитури

INFO PËR KONTAKT

Fondacioni mikrokreditor HORIZONTIbul. Shen Kliment Ohridski58 B, hyrja 2, kati 31000, Shkup, MaqedoniTel.: +389 (0)2 309 3681Faks: +389 (0)2 309 3376E-mail: kontakt@horizonti.org.mk

RRJETI I EKSPOZITURAVE

експозитури