Jagoda Despotovska

Jagoda është një grua 47 vjeçare, nënë e dy fëmijëve. Ajo është klient i fondacionit Horizonti që nga viti 2001. Biznesi i Jagodës është prodhimi i ëmbëlsirave.

Jagoda e ka filluar biznesin e saj 11 vjet më parë, ndërsa lidhur me fillimet e biznesit e ka theksuar këtë: “Ideja e biznesit ka lindur 2-3 vite para fillimit të biznesit. Fillimisht jam marrë vetëm me tregtinë e ëmbëlsirave, por jo edhe me prodhimin e tyre. Shitjen e ëmbëlsirave e kemi bërë së bashku me vëllain tim. Posedimi i njohurive të mëdha lidhur me procesin e prodhimit të ëmbëlsirave, përvojën e fituar në aspektin e kërkesës së tregut për këto produkte si dhe klientët e rregullt që i kam pasur më kanë mundësuar që ta shfrytëzoj shansin për t’i shitur ëmbëlsirat e mia në treg”.

Kapaciteti i prodhimit i Jagodës në fillim ishte prodhimi i 200 ëmbëlsirave në ditë. Sot ky numër është 4500 ëmbëlsira.

“Biznesin e kam filluar vetë në një dhomë të vogël brenda shtëpisë sime, me një furrë të vjetër. Kreditë e fondacionit Horizonti më kanë ndihmuar jashtëzakonisht për zgjerimin e biznesit, duke pasur parasysh faktin se nuk mu lejua qasje deri te kreditë në institucionet e tjera financiare. E kam investuar kredinë time të parë për blerjen e 3 furrave. Kreditë e tjera të njëpasnjëshme u përdorën për të ndërtuar hapësirën e punës”.

Jagoda momentalisht shlyen kredinë e saj të shtatëmbëdhjetë nga fondacioni Horizonti. Mjetet e sotme themelore të punës, të cilat i posedon Jagoda përfshijnë: 10 furra, 4 frigoriferë, një furrë të madhe, një automjet për shpërndarjen e produkteve. Biznesi numëron 5 të punësuar në procesin e prodhimit dhe 2 të punësuar në shpërndarjen e produkteve. Sot ajo përdor kredi paralele, një kredi grupore në vlerë prej 900 eurosh për mjetet qarkulluese dhe një kredi individuale në vlerë prej 3.000 eurosh për nevojat e vogla investuese.

Planet e ardhshme të Jagodës:

“Planifikoj që ta zgjeroj biznesin tim me anë të hapjes së një shitoreje të ëmbëlsirave (ëmbëltore) në mënyrë që të kisha mundësi t’i ofroja produktet e mia të ëmbla (ëmbëlsirat) drejtpërdrejt për klientët dhe njëkohësisht ta shfrytëzoj mundësinë e ndërtimit të një hapësire shtesë për prodhim. Kreditë e ardhshme do t’i shfrytëzoj për blerjen e pajisjeve të nevojshme. Unë jam e sigurt se bashkëpunimi me fondacionin Horizonti do të vazhdojë edhe në të ardhmen siç ishte edhe në të kaluarën”.  

KALKULATORI KREDITOR

експозитури

INFO PËR KONTAKT

Fondacioni mikrokreditor HORIZONTIbul. Shen Kliment Ohridski58 B, hyrja 2, kati 31000, Shkup, MaqedoniTel.: +389 (0)2 309 3681Faks: +389 (0)2 309 3376E-mail: kontakt@horizonti.org.mk

RRJETI I EKSPOZITURAVE

експозитури