Fondacioni Horizonti iu bashkua rrjetit të institucioneve kreditore partnere të EFSE-së

Financimi i EFSE-së do t’i mbështesë fermerët e vegjël dhe mikro-sipërmarrësit e Maqedonisë të zonave rurale në vend

Frankfurt dhe Shkup, 19.12.2014 – Fondi Evropian për Evropën Juglindore (EFSE) vazhdon të zgjerojë rrjetin e tij të institucioneve kreditore partnere, me nënshkrimin e kontratës së parë për kredi me Organizatën Mikrofinanciare të Maqedonisë “Horizonti”. Kredia e EFSE-së në vlerë prej 500.000 eurosh do të mundësojë që fondacioni “Horizonti” t’i zgjidhë në mënyrë më efikase nevojat kreditore të fermerëve të vegjël dhe të mikro ndërmarrjeve në zonat rurale të Maqedonisë. 

Misioni i fondacionit Horizonti është të sigurojë një qasje të lehtë dhe të sigurt deri te financat për popullatën me të ardhura të ulëta, fillimisht gra sipërmarrëse, por po ashtu edhe për grupet e përjashtuara sociale dhe të margjinalizuara. Duke vepruar për të përmbushur këtë qëllim, fondacioni Horizonti, po ashtu, mbështes mikro-sipërmarrësit dhe fermerët e vegjël individualë që janë të vendosur në zonat rurale të vendit. Investimi i EFSE-së do ta mbështesë strategjinë e fondacionit Horizonti për zgjerimin e aktiviteteve në zonat e largëta rurale, për t’u siguruar në dispozicion kredi të vogla për zhvillimin e sektorit bujqësor që nuk është mjaft i zhvilluar, një nga sektorët që është grupi qëllimor i EFSE-së. Bashkëpunimi ndërmjet fondacionit Horizonti dhe EFSE-së ka filluar nëpërmjet instrumentit zhvillimor të EFSE-së nga është siguruar ndihma teknike për fondacionin Horizonti, duke mundësuar që të analizohet më mirë sektori bujqësor, të zhvillohen produkte kreditore që adaptohen më mirë në këtë treg, si dhe të përmirësohen praktikat e kreditimit.

“Misioni i fondacionit Horizonti dhe i EFSE-së janë në përputhshmëri të plotë”, tha Monika Beck, Kryetarja e Bordit të EFSE-së. “Me misionin e tij të konfirmuar për mbështetjen e popullatës me të ardhura të ulëta, por që është ekonomikisht aktive, fondacioni Horizonti është një kontribuues i rëndësishëm për rrjetin tonë të institucioneve kreditore partnere dhe bën një hap të madh drejt realizimit të misionit tonë për përshpejtimin e zhvillimit ekonomik dhe prosperitetit”.

“Për fondacionin Horizonti, bashkëpunimi me EFSE-në do të thotë shumë më tepër se mjetet shtesë për rritjen e portofolit kreditor”, thotë Vasill Davaliev, drejtori ekzekutiv i fondacionit Horizonti. “Ne konsiderojmë EFSE-në si një partner strategjik për zhvillimin tonë të mëtejshme institucional. Mbështetemi në të vërtetë mbi profesionalizimin e EFSE-së dhe presim një mbështetje afatgjate për të përfshirë dhe për të shërbyer më shumë klientë në mënyrë efikase”.

KALKULATORI KREDITOR

експозитури

INFO PËR KONTAKT

Fondacioni mikrokreditor HORIZONTI
bul. Shen Kliment Ohridski58 B, hyrja 2, kati 3
1000, Shkup, Maqedoni
Tel.: +389 (0)2 309 3681
Faks: +389 (0)2 309 3376
E-mail: kontakt@horizonti.org.mk

RRJETI I EKSPOZITURAVE

експозитури