Organizata Habitat Maqedoni organizoi manifestimin Dita vullnetare

Organizata Habitat Maqedoni organizoi manifestimin Dita vullnetare, qëllimi i të cilit ishte sigurimi i ndihmës për ndërtimin e shtëpisë së familjes Usein, në lagjen Tullanë. Kjo familje një vit më parë ka humbur tërësisht shtëpinë e tyre në një zjarr që përfshiu gjithë fqinjësinë. Falë ndihmës së dhënë nga Qeveria, Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Butelit, shtëpitë e djegura janë rindërtuar përsëri, por mbetën të sigurohen ende shumë gjëra që shtëpitë të bëhen të rehatshme për këto familje. Prandaj, Natasha dhe Orhan Usein kanë marrë një kredi nga Fondi për Romët dhe të margjinalizuarit, një program i organizatës Habitat Maqedonia dhe fondacionit Horizonti, dhe së bashku filluan të planifikojnë përfundimin e shtëpisë së tyre. Në Ditën vullnetare mori pjesë edhe gruaja e Ambasadorit të SHBA-ve në Maqedoni, z-nja Mary Jo Wohlers, e cila është gjithashtu anëtare e ndershme e Bordit Drejtues të organizatës Habitat Maqedoni. Ajo me një ekip vullnetarësh nga Ambasada Amerikane mori pjesë në kryerjen e punëve të vazhdueshme ndërtimore, ndërsa në punë morën pjesë edhe disa punonjës të organizatës Habitat dhe të fondacionit Horizonti. Intervenimet e vullnetarëve, të cilat u realizuan në kuadër të manifestimit Dita vullnetare në shtëpinë e familjes Usein, përfshinin: vendosjen e stiroporit në muret e jashtme (izolim termik), vendosjen e izolimit termik në tavanin e banjës, përfundimin e strehëve të çatisë dhe kompletimin e shtresës së fasadës. Nga njëra anë, puna e sotme vullnetare do t’i ndihmojë kësaj familjeje për t’i zvogëluar në mënyrë të konsiderueshme shpenzimet e rindërtimit të shtëpisë me çka do të sigurojë shfrytëzimin maksimal të kredisë, kurse nga ana tjetër do t’i përkujtojë fqinjët për nevojën e dhënies së ndihmës për ata që janë në nevojë për ndihmë.

KALKULATORI KREDITOR

експозитури

INFO PËR KONTAKT

Fondacioni mikrokreditor HORIZONTI
bul. Shen Kliment Ohridski58 B, hyrja 2, kati 3
1000, Shkup, Maqedoni
Tel.: +389 (0)2 309 3681
Faks: +389 (0)2 309 3376
E-mail: kontakt@horizonti.org.mk

RRJETI I EKSPOZITURAVE

експозитури