Brankica L. Stojkovska

Brankica L. Stojkovska është një grua e suksesshme afariste në moshën 39 vjeçare, bashkëshorte dhe nënë e dy fëmijëve. Në vitin 2002 ajo e ka filluar biznesin e saj në sferën e shitjes me pakicë të produkteve të tekstilit të femrave. Në fillim ajo ka marrë një dyqan me qira në njërën e qendrave më të mëdha tregtare në kryeqytet, që të hapë më vonë edhe dy dyqane, një në të njëjtën qendër tregtare, kurse tjetri dyqan në një vend po ashtu atraktiv për blerje.

GJËJA MË E RËNDËSISHME LIDHUR ME BIZNESIN TIM ËSHTË FAKTI QË GJATË GJITHË PUNËS SIME, UNË KAM NJË INSTITUCION FINANCIAR QË ME MBËSHTES NË ÇDO HAP TË SUKSESIT TIM AFARIST DHE PERSONAL.  PO FLAS PËR FONDACIONIN HORIZONTI, NJË INSTITUCION ME TË CILIN KAM FILLUAR NJË BASHKËPUNIM QË NGA VETË FILLIMI. KREDINË E PARË TË CILËN E KAM MARRË ISHTE ME VLERË PREJ 250 EUROSH, NJË SHUMË TË CILËN E KAM MARRË NË GRUPIN SOLIDAR SË BASHKU ME 5 FEMRA TË TJERA SIPËRMARRËSE. DERI MË SOT KAM MARRË GJITHSEJ 13 KREDI GRUPORE. SI NJË KLIENT I MIRË, E KAM SHFRYTËZUAR MUNDËSINË PËR TA PËRDORUR EDHE KREDINË INDIVIDUALE NË VLERË PREJ 3.200 EUROSH. E FALËNDEROJ SHUMË FONDACIONIN HORIZONTI PËR ZBATIMIN E MBËSHTETJES FINANCIARE GJATË KËTYRE VITEVE. 

–  thotë Brankica 

Pas 11 viteve sa ekziston në treg, Brankica sot ka 6 të punësuar, tri dyqane, aftësi të shkëlqyeshme organizative dhe një gjendje të qëndrueshme financiare. Ajo është një shembull i shkëlqyeshëm për sipërmarrës, i cili me kohë mund t’i ndiejë rreziqet e mundësive të biznesit dhe ta adaptojë kërkesën me nevojën e konsumatorëve. Në treg ajo ka arritur të ndërtojë një brend nga biznesi i saj. Nëse përmendet emri Modiva (emri i dyqaneve të saja) secili do të dijë se për çfarë flisni. Lojalitetin e saj ndaj fondacionit Horizonti e dëshmon me faktin se për biznesin e saj nuk merr kredi nga asnjë bankë tjetër përveç nga fondacioni Horizonti.

KALKULATORI KREDITOR

експозитури

INFO PËR KONTAKT

Fondacioni mikrokreditor HORIZONTIbul. Shen Kliment Ohridski58 B, hyrja 2, kati 31000, Shkup, MaqedoniTel.: +389 (0)2 309 3681Faks: +389 (0)2 309 3376E-mail: kontakt@horizonti.org.mk

RRJETI I EKSPOZITURAVE

експозитури